Moderatorja e njohur Bieta Sulo nuk rezulton si e punësuar vetëm në një institucion shtetëror. Përveç punës si gazetare dhe specialiste tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Bieta Sulo figuron se ka qenë e punësuar edhe tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Sipas CNA, moderatorja punoi në këtë institucion nga nëntori i vitit 2017 deri në mars të vitit 2018, ku paga e saj ishte rreth 1 milion lekë (të vjetra). Por, përpara se të fillonte punë në këtë institucion, Bieta Sulo ka qënë me leje lindje. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj KroiArt, në 13 maj të vitit 2017. Dhe vetëm 6 muaj pas lindjes është punësuar në një institucion shtetëror, ndërkohë që ishte ende me leje lindje.
Para disa ditësh, Faxweb.al raportoi se Bieta Sulo dhe Mira Kazhani, të dyja gazetare punonin pranë UKT. Aty rezulton se Bieta ishte specialiste dhe paguhej 550 mijë lekë (të vjetra), ndërsa Mira Kazhani si eksperte ekonomike dhe paguhej 830 mijë lekë (të vjetra)./faxweb