Categories Lifestyle

Joga për të liruar dhimbjen e mesit

Dhimbja e mesit është e zakonshme tek shumë njerëz. Teksa shkaqet mund të jenë të shumta që nga një qëndrim i gabuar ulur gjatë gjithë ditës, dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në dhimbjet e mesit dhe mosrehatia.Në disa raste disa ushtrime të thjeshta joga ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. “Joga është shumë e mirë për fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë, duke korrigjuar posturën dhe frymëmarrjen, të gjitha janë të nevojshme për një shpinë të shëndetshme”, thotë Sasha Cyrelson, drejtoresha klinike e një Terapie Fizike Profesionale në Nju Xhersi. Ajo shton se joga është mjaft e mirë të bëhet përditë.

Disa këshilla të Sashës: “Kurr mos u shtriqni në pozicionin e dhimbjes. Dhimbja është ajo që na tregon trupi për diçka që nuk shkon”.

Ndërsa instruktorja e jogës, Shanna Tyler sugjeron disa nga pozicionet e jogës që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së mesit. Ja pozicionet e duhura:

Pozicioni i fëmijësKy pozicion mban tensionin e mesit duke zgjatur dhe përafruar shtyllë kurrizore, e cila dekompreson dhe ju jep një shtriqje të mirë. Mbajeni këtë pozicion nga 1 në 3 minuta.

Mace/Lopë


Ajo të jep mundësinë e një përkulje të mirë të shpinës, dhe nxit lëvizshmërinë. Gjithashtu të ndihmon të lehtësosh tensionin në fundshpinë. Këtë pozicion mund ta mbani nga 1 në 3 minuta.

Me fytyrë poshtë“Ndonjëherë dhimbja e mesit vjen edhe se pjesa e pasme e këmbëve tona janë shumë të tendosura”, shpjegon Tyler. Me fytyrë poshtë është një mënyrë e mirë për të shtriqur leqet e këmbëve dhe kyçet. Mbajeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

Përkulja e përhershmeEdhe ky pozicion shtriq shpinën dhe këmbët dhe gjatësinë e shtyllës kurrizore, të cilat të dyja lehtësojnë dhimbjet e mesit. Mbajini gjunjët pak të përthyera sugjeron Tyler. Mbajeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

Pozicioni i SfinksitPozicioni i Sfinksit krijon një kurbë të bukur natyrore të fundshpinës, ajo angazhon gjithashtu dhe pak krahët tuaj, e cila është e dobishme për mbështetjen e shpinës. Edhe ky pozicion duhet mbajtur për një deri në tre minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME