Categories Lajme

Johnny Depp: Ish-gruaja më bëri m*** në krevat, ishte shumë i madh

Ditën e sotme, aktorja Amber Heard tha në një sallë gjyqi në Virgina se qeni Boo i Johnny Depp, ishte fajtor për jashtëqitjen tashmë famëkeqe të gjetur në shtratin e tyre.

Depp më parë pretendonte se jashtëqitja i përkiste Heard pasi ishte shumë e madhe t’i përkiste një njeriu.

Ajo pretendon se së bashku me miqtë e saj po përgatiteshin për të shkuar në festivalin muzikor në Kaliforni, Coachella dhe Heard e vuri qenushin në shtrat. Aktorja tha se Boo kishte vuajtur nga probleme me tretjen që kur qeni kishtë ngrënë barin e Depp.

Qeni i Depp në mënyrë tipike urinonte kudo, kështu që Heard e vendosi Boo mbi shtrat për të parandaluar një aksident, u shpreh ajo në gjykatë. Në fund, qeni bëri jashtëqitje në shtrat, tha Heard.

Historia e jashtëqitjes në shtrat është kthyer në një nga momentet më të përfolura të gjyqit, madje është tallur nga SNL këtë fundjavë. Depp më parë tha se jashtëqitja në shtrat ishte shumë e madhe për t’u prodhuar nga qenush aq i vogël dhe fajësoi Heardin.

“Ishte aq i çuditshëm dhe kaq grotesk saqë më vinte të qeshja”, tha Depp më herët në gjyq. Ish-shoferi i Depp, Starling Jenkins, gjithashtu i tha gjykatës më parë se ai foli me Heard për “surprizën” që ajo la në shtrat teksa ai e çoi atë në festivalin muzikor. Heard thotë se ata nuk folën fare.

Të dy aktorët kanë akuzuar njëri-tjetrin për abuzime dhe ruajnë pafajësinë e tyre. Depp tha se Heard i preu gishtin, ndërsa Heard ka pretenduar se Depp guti një shishe në trupin e saj.

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur tashmë se Depp ka abuzuar me Heard. Marrja në pyetje e Heard pritet të fillojë këtë javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vasili për anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi: Karagjozë dhe halabakë

Anëtari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Petrit Vasili, në konferencë për media…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj në SPAK, ironia e Korreshit: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në ‘dhomën e rrëfimit’

Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar thirrjen e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Jam me Mamicën dhe Vrana Kontin”, çfarë paralajmëron Rama nga ‘Ballkoni i Perëndisë’

Mesdita e kësaj të marte, kryeministrin Edi Rama e gjeti në “Bunin e Bajraktarëve” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”…

LEXO ME SHUME