Categories Covid-19, Lajme

Johnson dhe Kurz: “Mjekët të detyruar të zgjedhin mes pacientëve”/ Fuga: Basha paska me kë të merret

“Do të detyrohemi të zgjedhim pacientët që do të shtrohen në spital”, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson teksa dha lajmin se Britania e Madhe do të futet në karantinë për një muaj.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka rishpërndarë lajmin e BBC për deklaratën e kryeministrit britanik, e përafërt me atë çfarë tha në Kuvend pak ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që kreu i PD-së e nxori nga konteksti.

“Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë”,-tha Johnson. Basha paska me kë të merret nesër”, – shprehet Fuga.

Gjithashtu, Fuga ka shpërndarë edhe deklaratën e kancelarit austriak , Sebastian Kurz i cili deklaron se duhet zvogëluar numri i infeksioneve ndryshe mjekët duhet të vendosin se kush do dhe kush nuk do të ndihmohet.

“Luli sot nje video edhe për kryeministrin austriak. Lexo çfarë ka thënë dje: “Nëse nuk e bëjmë këtë,  atëherë do të ketë situatë, ku mjekët duhet të vendosin se kush do dhe kush nuk do të ndihmohet”, deklaroi Kurz”, shprehet Fuga.

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me deklaratën e saj në Kuvend, deklaratë të cilën ai e nxori nga konteksti.

Ministrja deklaroi se “nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit dhe izolimit nëpërmjet testimit dhe gjurmimit, qoftë sa i përket kapaciteteve spitalore shkojnë në këtë drejtim. të frenojmë përhapjen e COVID nëpërmjet respektimit të masave të mundemi të trajtojmë çdo qytetarë në spitalet tona duke mos i lënë asgjë mangët një trajtimi të mirëfilltë siç po ndodh sot, sepse nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari ashtu si kurse vende të zhvilluara janë përballur kur ka pasur flukse të rasteve në spitale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME