Categories Lajme

Johnson zbulon kur mund të rihapet Britania

Duket se për Britaninë e Madhe do të ketë dritë në fund të tunelit. Këtë e deklaroi sot kryeministri Boris Johnson, ndërsa Anglia hyn në një bllokim mbarëkombëtar katër javë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksioneve. Kryeministri tha se po punohet për një hapje të mundshme në Krishtlindje.

“Qeveria britanike dhe autoritetet rajonale po punojnë së bashku në një qasje të përbashkët për Krishtlindjen sepse të gjithë duam të sigurojmë që familjet mund të ribashkohen kudo që jetojnë ,” tha Johnson në një konferencë shtypi.

“Këshilla që kam marrë është se katër javë janë të mjaftueshme që këto masa të kenë një ndikim real, në mënyrë që këto rregulla të skadojnë. Ka dritë në fund të tunelit “, shtoi ai. Ai shprehu shpresën se Britania mund të kthehet në një formë të normalitetit para Krishtlindjeve, nëse qytetarët zbatojnë masat. “Nuk kam dyshim se njerëzit do të jenë në gjendje t’i bëjnë Krishtlindjet sa më normale që të jetë e mundur dhe ne do të rihapim vendin para Krishtlindjeve, ” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME