Categories Teknologji

Risia më e fundit në WhatsApp, opsion për mesazhet që të fshihen vetë

WhatsApp së shpejti pritet që për të gjithë përdoruesit të vijë me një risi të re në treg. Sipas informacioneve bëhet me dije se pritet që gjatë muajve të ardhshëm mesazhet që keni dërguar në WhatsApp do të fshihen vetë, 7 ditë pas dërgimit në një “chat” të caktuar. Facebook ka pohuar se risia më e fundit që vjen për aplikacionin e mesazheve që dërgojmë në WhatsApp vjen për ta bërë bashkëbisedimin “më privat”.

Kështu, WhatsApp do t’i ngjajë pak më shumë Snapchat-it, platformës nga e cila Facebook është frymëzuar edhe në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe futjen e “Instagram Stories”. Gjithashtu kompania konfirmoi se e reja mund të aktivizohet vetë nga përdoruesit, ndërsa në grupe do të jetë “admin”-i ai që e ka në dorë aktivizimin ose jo të risisë. “Mendojmë se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty”, tha një zëdhënës i Whatsapp

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME