Categories Lajme

Ju ka humbur apo është dëmtuar patenta? Nga 16 shtatori ndryshon gjithçka

Blendi Gonxhe, drejtor i përgjithshëm i targave dhe patentave lajmëron se nga data 16 shtator, do të vijë një risi per mjetet e demtuara te identifikimit.

“Përvec rinovimit, qytetari do gëzojë edhe të drejtën për të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuar. Dublikati, pa qenë nevoja për një raport mjeksor apo foto të re, rikonceptohet si një shërbim I ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin” sqaron Gonxhe.

POSTIMI I PLOTE

Nga 16 Shtatori tjetër RISI! ✌️😅
Humbje/sh katërrim patente? Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë d ublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! D ublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Tjetër lehtësi për qytetarët, se u shkonte sa frëngut pula kur u humbte a dëmtohej patenta! Tani jo vetëm do aplikojnë më thjesht – s’vjen më 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin (Tirana brenda 30 min!)! Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)). Zgjidhet më kollaj tërë meseleja! 🙏

Eliminojmë mijëra ecejake, miliona minuta radhë sportelesh, orë trafiku e angari! 💪

U kursejmë mijëra qytetarëve karburant, kohë, tarifa vërtetimesh e shërbimesh! 👌

Korrigjojmë sistemin eDM konform Kodit Rrugor dhe me fokus interesin e qytetarit!

Më lirë! Më shpejt! Më pak stres!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME