Categories Sport

Juventus fiton me përmbysje ndaj Brescias dhe rrëmben vendin e parë

Juventusi ka fituar me përmbysje ndaj Brescias. Brescia e nisi shumë mirë ndeshjen me një gol të Alfredo Donnarumma, që shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës. Juventusi kishte disa raste, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë. Jhon Chancellor shënoi në portën e tij për 1-1 pas një harkimi të Paolo Dybalas nga goditja e këndit. Pjesa e dytë nisi me Juven që kërkonte fitoren.

Në minutën e 63-të Miralem Pjanic shënoi golin që rezultoi të ishte ai i fitores. Juventusi kishte edhe disa raste sidomos me Dybalan dhe Higuainin, por pa e ndryshuar rezultatin. Zonja këtë ndeshje e zhvilloi pa Cristiano Ronaldon që kishte pësuar dëmtim. Juventusi tani ka 13 pikë dhe kryeson, por Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME