Categories Sport

Juventusi hyn në garë për Vedat Muriqin

Pas Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, edhe gjiganti italian ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar, i cili po shfaq formë të jashtëzakonshme me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po vazhdon të shfaq formë të jashtëzakonshme dhe kjo është vërejtur nga gjigantët e futbollit evropian.

Sipas mediave turke, interesim për sulmuesin prizrenas ka shfaqur edhe Juventusi.

“Bianconeri” iu shtohen ekipeve të interesuara për përfaqësuesin kosovar, pasi paraprakisht atë e kanë vëzhguar Tottenhami dhe Manchester Unitedi në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës

Sipas mediumit turk “Fanatik”, një ekip skautësh të Juventusit do ta përcjellin nga afër në stadium lojën e Vedatit në derbin turk kundër Galatasarayt dhe më pas do t’ia përcjellin informatat trajnerit Maurizio Sarri.

Gjatë 5 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën turke këtë sezon, Muriqi ka realizuar 3 gola dhe e ka dhuruar një asistim.

Ai realizoi gol në fitoren e fundit ndaj Ankaragucu.

Ndërsa, me Përfaqësuesen e Kosovës ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në pesë ndeshjet e “Dardanëve” në kualifikimet e Euro 2020.

Muriqi kishte shkëlqyer në fanellën e Rizesporit sezonin e kaluar, ndërsa atë formë po e vazhdon edhe tash.

Ai shënoi gol kundër Republikës Çeke dhe ndaj Anglisë, ku dhuroi edhe dy asistime për Valon Berishën.

Fenerbahçe thuhet se e ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës së futbollistit kosovar me një vlerë prej 50 milionë eurosh. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME