Categories Sport

Juventusi “ngec” sërish në kampionat, Verona e shtang në shtëpi

Juventusi ka dështuar të rikthehet te fitorja në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Helas Veronës në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serinë A. Pjesa e parë foli e gjitha për skuadrën e Pirlos, që dominoi dhe tentoi disa herë golin, që e gjeti në minutën e 45’ me Moratën, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. E dyta ishte disi më ndryshe, me Veronën që tentoi më shumë drejt portës kundërshtare.

Në minutën e 60’, pas një gabimi në mesfushë nga lojtarët e Juventusit, përfiton Verona që niset në sulm me Zakanjin, i cili asiston për Favilin, me këtë të fundit që ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Pas kësaj, Pirlo nisi të bëjë ndryshime në formacion, duke larguar nga fusha e lojës Bernardeskin, për të futur Kulusevskin. Pikërisht kjo ishte zgjedhja e duhur e Pirlos, pasi suedezi arriti të gjejë golin e barazimit në minutën e 78’.

Megjithëse tentativat e bardhezinjve për të gjetur golin e fitores ishin të shumta, nuk ia dolën të merrnin fitoren dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1, i cili është i dyti radhazi në kampionat, pas atij ndaj Krotones në javën e kaluar. “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 9 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Verona renditet në vendin e 8-të me 8 pikë. Kujtojmë se në këtë ndeshje Pirlo aktivizoi edhe sulmuesin e Shqipërisë, Xhakomo Vrioni, i cili u fut në fushë në minutën e 89′ në vendin e Ramsejit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME