Categories Opinion

Ka ardhur koha që të kërkohet drejtësia për Çamërinë dhe bashkimin kombëtar

Po ju shkruaj këto rreshta sepse ndiej detyrimin që t’ju përcjell këtë mesazh që ka si detyrë ndryshimin total të historisë së Kombit Shqiptar.

Në këto ditë ndiej si obligim më shumë se kurrë të marr përsipër një angazhim aq sa të rëndësishëm por edhe të rrezikshem sëbashku me grupin tim të punës që ndihen obligime rreth çështjes kombëtare shqiptare po aq sa ndien për familien e vet.  Kështu është Shqipëria për ne mërgimtarët e largët në kilometra por më e afërt në zemër se për cilindo që e jeton atë çdo ditë! Kjo vërehet në çdo hap që ndërrmarim në punët që ne zhvillojmë dhe kërkojmë që qëllimi i saj të jetë gjithmonë afrimiteti me tokën tonë mëmë.

Ka ardhur koha me prane se kurre qe ne jo vetem te japim kontributin tone ekonomik por dhe ate personal e patriotik per Memedheun tone, per Çamerine dhe bashkimin kombetar. Ka ardhur koha qe te kerkohet drejtesia per te cilen flasim çdo dite ulur ne nje kafe apo neper telefona me miqte tane kunder çdo padrejtesie qe e vrojtojme e s’bejme dot me shume se sa te flasim. Jemi lodhur te gjithe duke luftuar vetem, individualisht, apo te organizuar ne grupe te perçare duke u treguar secilit prej nesh individualizmin dhe egoizmin tone qe thellon akoma me shume perçarjen mes nesh. Ka ardhur koha qe ne mergimtaret te bashkohemi nen nje ze dhe ne nje fryme ndryshimi konkret. Qellimi i ç’do pushtetari qe ka kaluar ne Shqiperine tone, ka qene te krijoje indiferencizem total te njerezit, ti beje te ndihen te perçare , te kercenuar ne te drejtat baze qe perbejne jeten dhe shoqerine; padrejtesine per te pasur nje pune( e drejta themelore e çdo shtetasi), padrejtesine te mos kete nje sistem shendetesor te sakte ku te kurohet (dhe jo te ndihet i kercenuar per jeten) , padrejtesine e te mos pasurit nje sistem Drejtesie ku te mund te ankohet per nje te padrejte qe peson e jo te denohet se ska para te mbrohet.
Ka ardhur koha qe Shqiperia t’u tregoje te huajve qe shijne e abuzojne se ketu ka burra qe e duan dhe e mbrojne kete toke. Ka ardhur koha qe t’u tregojme te huajve se ketu nuk ka çetnike Por ka njerez te zote. Ka ardhur koha qe mergimtaret te afrohen jo vetem per pushime ne kete vend por te bashkojne forcat me familjaret e miqte e tyre e te vendosin ta marrin ne dore kete vend.

Te gjitha keto do te mund te krijohen ne baze te nje fondi te perbashket monetar i cili do te jete garant dhe do te dale mbi gjithe fondacionet fetare apo joqeveritare qe deri tash kane treguar se bashkepunojne me shtetin ne interes te atyre qe i drejtojne.

Shqiperia ka nevoje per njerez te thjeshte, te kulturar me frymen demokratike te perendimit, per punetore dhe dashamires te popullit dhe keto vlera me shume se mergimtaret nuk mund ti mbarti askush.
Se bashku me levizjen tone mbarekombetare te bejme diçka per Atdhene, eshte koha, eshte momenti ta marrim ne dore sebashku fatin e popullit shqiptar Sot si asnjehere tjeter!/RÇTV

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME