Categories Covid-19, Lajme

“Ka dritë në fund të tunelit!”, realizohet vaksina jashtë radhe e Mira Meksit: Ma keni prekur shpirtin me…

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Mira Meksi nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ndodhet e izoluar në shtëpi dhe në pritje të vaksinës anti-covid, një vaksinë që duhet ta bëjë sa më parë sepse i duhet të niset menjëherë në Francë për terapinë që ajo vazhdon pas një operacioni të vështirë që ka bërë në Mars të vitit të kaluar në Paris. Kjo ka bërë që kolegë dhe të afërm të saj të ngrenë zërin për t’i mundësuar asaj kurim të menjëhershëm.

Menjëherë pas këtij apeli Mira Meksit i është mundësuar vaksina anti-Covid jashtë radhe dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë”, ka shkruar Mira Meksi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME