Categories Lajme

Kafet hapur, universitetet mbyllur/ Najada Çomo paralajmëron ashpërsimin e masave

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik, Najada Çomo, ka shpjeguar në emisionin “Opinion” vendimin për mbylljen e universitete për një muaj. Çomo u shpreh se vendimi është marrë pasi janë shtuar shumë rastet me COVID dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur COVID “Më lejo që në cilësinë e Komitetit Teknik, duke parë trendin e infektimeve u pa e udhës që për një muaj të zhvillohet mësimi online”, tha ajo

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse nuk është marrë i njëjti vendim dhe për lokalet dhe bare, Çomo tha se të shkosh në kafe është zgjedhje dhe e merr përsipër riskun e infektimit. “Mësimi është i detyruar ndërsa shkuarja në lokal është një zgjedhje. Kur zgjedh të shkon në një vend që që nuk mbahet maska ti ke risk që të infektohesh. Ndërsa në universitete ti shkon me detyrim dhe ke risk që të infektohesh dhe të infektosh të tjerët”, shtoi Çomo.

Lidhur me një mbyllje të dytë, shefja e infektivit u shpreh se mund të ketë një mbyllje të pjesshme nëse rriten rastet në ditët në vijim. “Shpresoj që jo, por nëse shifrat vijojnë që të jenë alarmante rrezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rrezikuara”, u shpreh mjekja. Më tej Çomo u shpreh se dhe për lokalet mund të ketë një masë kufizuese. “Besoj dhe pjesa e lokaleve do ketë ndonjë veprim të dytë nga qeveria., Nuk është çështja e kontrollin se çështja e maskave dhe distancimi fizik, edhe në vende të tjera që kanë shtim rastesh shikon njerëz që mbajnë maska, ndërsa në Tiranë nuk e mbajnë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME