Categories Lajme

Studentët sërish protestë, prindërit dhe pedagogët: Është abuzive, u lajmëruan pasi bënë shpenzimet

Studentët janë mbledhur sërish ditën e sotme në ambientet përballë Ministrisë së Arsimit, për të demonstruar refuzimin e tyre ndaj mësimit online. Fillimi i vitit të ri akademik, shënoi dhe fillimin e protestave nga ana e studentëve, të cilët kërkojnë një mësim të alternuar midis atij online dhe mësimdhënies në auditorë.

Në protestë mori pjesë dhe pedagogia Harris Vongli, e cila doli në mbështetje të studentëve duke theksuar se lajmërimi dy ditë përpara se mësimi do të zhvillohet online është abuzive dhe e dhimbshme. Gjithashtu Vongli shprehet se jo të gjithë studentët kanë akses në internet, pasi vendbanimi i tyre mund të jetë në lokacione të thella ku nuk kapin as valët e telefonit.

“Mos të harrojmë se në shumë vende të thella si Tropojë dhe Thethi nuk ka valë telefoni dhe jo më internet. Ky është një problem serioz për shumë studentë që nuk kanë infrastrukturën e nevojshme. Ka pasur shumë studentë që nuk kanë mundur të kyçen në platformat online dhe më kanë kontaktuar të shqetësuar. Situata është shumë kaotike.

Studentët nuk mundet të lajmërohen dhe të vijnë në Tiranë nga rrethet dhe dy ditë para të lajmërohen se mësimi do të zhvillohet online. Kjo gjë është abuzive dhe mua më dhemb kjo gjë. Në momentin kur bëhen pagesat e tarifave dhe pagesat e konvikteve dhe më pas lajmërohen dy ditë para se mësimi do të bëhet online, kjo nuk është e drejtë”,-deklaroi Vongli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME