Categories Lajme

Kaloi gjysmën e jetës në qeli/ ‘Ironia’ me të burgosurin nga Kruja që OFL i nisi letër për pasurinë (Historia)

Një nga katër personat, të cilëve OFL-ja u ka dërguar letër për të deklaruar të ardhurat e pasurisë është edhe Abaz Berhami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Ai bashkë me të tjerët, duhet t’i përgjigjet me shkrim brenda 48 orëve të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Deri këtu, gjithçka duket në rregull, por a ka pasuri që duhet të deklarojë Abaz Berhami? Më shumë se gjysmën e jetës, ai e ka kaluar në qelitë e burgut dhe për këtë arsye është pak e vështirë ta besosh se ai mund të ketë krijuar e për pasojë të deklarojë edhe burimin e të ardhurave. Berhami ka provuar burgun e dy kohëve, atë të diktaturës si i burgosur politik dhe atë të demokracisë si i dënuar për vrasje pas vitit 1997.

Gjatë një interviste më 4 shkurt të vitit 2013 për gazetën “Panorama”, ai thoshte se ka jetuar jashtë qelive vetëm 7 vite pas rënies së diktaturës.

Kam jetuar i lirë vetëm 7 vjet. Në kohën e regjimit u dënova me 12 vjet burg në vitin 1984, për tentative arratisjeje në Jugosllavi. Isha i ri atëherë, sapo kisha krijuar familje e punoja shofer. Me gjithë kamion tentova të kaloj kufirin dhe më kapën”, thotë Abazi, i cili thotë se në burgun e Spaçit ka njohur Fatos Lubonjën, Spartak Ngjelën dhe emra të tjerë të njohur.

Pas ardhjes së demokracisë, ai u lirua por u rikthye në burg pak vite më vonë, kësaj here i akuzuar për vrasje me paramendim. Gjatë qëndrimit në liri, ai ka punuar si roje në një shkollë, ndërsa ka marrë edhe dy këste si i dënuar gjatë diktaturës.

“Në ato 7 vjet, unë kam punuar, por me të thënë të drejtën fëmijët i kam mbajtur duke punuar edhe nga burgu. I dërgoja 3 mijë lekë nga puna me normë sepse nuk kishin asnjë lloj mundësie. Ime shoqe ka shitur gjakun për 8 vjet e gjysmë për të rritur fëmijët”, thoshte Abaz Berhami. Në atë kohë, ai tregoi se kishte edhe 8 vite burg për të kryer dhe me gjasë është liruar tanimë. Në atë periudhë, Berhami tha se ka punuar edhe si magazinier në burgun e Krujës, për të cilën është paguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME