Categories Showbiz

“Kalova lumin, të dh*efsha kalin”, Aulona Musta e indinjuar keq me Rudina Dembacajn (Foto)

Moderatorja Aulona Musta duket tepër e revoltuar nga një foto që ka postuar në story-t e saj. Në mbishkrimin e shpërndarë në instagram ajo ‘thumbon’ disa personazhe të cilët kur kanë nevojë i lëpihen duke i premtuar intervista apo lajme ekskluzive dhe pasi ‘hedhin pas krahëve’ hallin e tyre, i sheh në çdo media tjetër, vetëm aty ku kanë premtuar jo .

Postimi i plotë i Aulonës është si më poshtë :

“Janë ca personazhe që kur kanë ndonjë hall, a problem, ose kur ti ke ca info për ta , të luten e të përgjerohen: Aman mos i boto, mos i publiko. Të keqen, sa të vijë momenti dhe ty do të ta them vet të parës. Të kam shoqe, të kam mike. Të jap fjalën e burrit e të gruas , vetëm tek ty do dal e do ta them. Vetëm tani mos ma nxirr lajmin…

Dhe pastaj kalon pak kohë dhe lajmi normalisht që del, se s’janë të gjithë zemërmirë e dashamirës… Dhe personazhi vazhdon të betohet që intervistën e parë, kur të vendos të flasë për këtë gjë do të ta japi ty, se ti u tregove shumë e mirë atëherë kur e dije lajmin, para të gjithëve dhe sërish nuk e publikove… Dhe vazhdon betohet, në burrëri e gruari… Dhe kështu kalojnë javët dhe muajt dhe e sheh personazhin të dalë ngado, e të flas ngado… vetëm atë gazetaren, të cilës ju përgjërua muaj më parë për mos t’ja publikuar lajmin e i dha llafin e burrave madje, atë bën sikur e harron…

Çfarë mësuam nga kjo ? Që mos ki mëshirë për asnjë personazh, se zakonisht e kanë moto të jetës: kalova lumin, të dh*efsha kalin…Sa për ” burrërinë “, sa më shumë e bërtasin, aq më pak e kanë…

Mbase është vetëm rastësi, por postimi i Aulonës përkon me intervistën që Rudina Dembacaj dha ekskluzivisht për emisionin e Rudina Magjistarit. Epo në këtë rast, nuk ka faj!!! Të jetë vallë edhe mosmirënjohëse Rudina Dembacaj? /Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME