Shkrimtarja dhe poetja Moza Ahmeti vjen në një rrëfim për ditët e karantinës. Mes pasionit për pikturën dhe letërsinë si bashkëshoqëruese e hershme, ajo gjen balancën e nevojshme të një shpirti të lirë “Karantina është fjalë e rëndë. Fillimisht ishim me frikën e virozës, pastaj filluan të krijojmë një vetëdije rreth saj, të mbrohemi e të kuptojmë armikun. Periudha ka qenë e vështirë, përshtatja po ashtu, sepse ishte një luftë psikologjike për t’u shkëputur nga të gjitha marrëdhëniet. Papritur, na u desh e të hedhim një hap prapa, që të mos kujtoj atë shprehjen e Vladimir Iliç. Ka reminishenca që lidhen me të kaluarën e izolimit tonë. Ke frikë që do ndodhë një farë mbylljeje që më pak nga të gjithëne e përballojnë”, thote Ahmeti.
Ka qenë pikërisht e kaluara, që i është rikthyer në forma e perceptime të ndryshme, herë si trysni, e herë si nevojë për të rrëfyer. Në shtratin letrar ajo risjell një ngjarje rinie që lidhen edhe me ditët tona. “Reminishencat e së kaluarës që nuk janë vetëm te unë, por edhe te brezi im. Mua më bënë që të reflektoj, për te shkruar tregime. Tani unë do t’u them tregimin. Ishte një grua që nuk e takuam kurrë, pavarësisht se unë isha poete e re. E quanin diktatore dhe ne patëm një takim simbolik. Dhe ky takim ishte për një poezi që ia kisha kushtuar të dashurit tim. E titulloja “Hiena me sy të kaltëremë” dhe kisha shkruar në fund, “prova e qëndresës sime”. Ajo e kishte lexuar dhe kishte menduar se unë aludoja për të”, kujton Moza.
Pas poezisë, erdhi dhe censura që për naivitetin e poetes së re, qe e pakuptimtë.“U bë një plenium për këtë libër, re të errëta në horizontin e letërsisë shqipe. Isha tërësisht e pavetëdijshme. Më pas Alfred Uçi më ndiqte kudo se donte të shkruante libër për censurën. Nuk dija si ta shpjegoja që poezia ishte për të dashurin. Ai më ndiqte, unë i ikja, derisa profesor Alfredi ndërroi jetë. Klëtë vit nga korona ndërroi jetë edhe diktatorja, dhe tani që të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pranoj, se diktati buron nga keqkuptimi dhe se frika ndërton fantazmën historike” thote Ahmeti.Një tjetër bocet letrar merr shkas nga nja vizitë në varreza, ku mes boshit, shpirtrave dhe dy personazheve të pazakonte, shkrimtarja gjen mbase kuptimin e vdekjes, ku ligjësitë e jetës e humbasin peshën.
“Isha në varrezat e Luftës së Parë botëore në Francë. Ishte një luginë kryqesh prej druri pa fund. Nuk dija ku mund të ishin gjermanët dhe ku francezët. Shoh një vajzë të gjatë me flokë të shkurtra dhe një burrë të shkurtër si çifut me një posturë franceze. I thashë nuk po marr vesh ku janë gjermanët e francezët. Ajo me tha jane të tërë bashkë. I thashë si është e mundur dhe ajo më tha që ‘duhet të vdesësh për të qenë bashkë’. Ishte mesazh i papritur. Por, të kuptohemi, këto janë mesazhe letrare dhe ne do rikthemi shumë shpejtë në normalitet”, thotë shkrimtarja. Nëse në letërsi arti është një kështjellë e pafundme fjalësh, kuadrot që shoqërojnë bisedën janë zhanri tjetër ku Moza flet përmes heshtjes e penelave, edhe për problemet e artit.
“Piktura është një art memec që ka gojën më të madhe për të folur, është një art që nuk të lë asnjë herë në baltë. Më vjen turp që me një pikturë që mund të shes, fitoj më shumë se me një libër. Duhet të pranoj që tregu është i ngurtë, dhe për artin pbëhet pak. Burrat janë të zënë me politikë, dhe kjo politikë kaq e madhe, ja ku çoi te virusi”, thekson ajo. Politika e burrave dhe piktura, pikëtakohen te një prej kuadrove të saj, një portret i Edi Ramës, përgatitur për një ekspozitë që nuk u bë.
“Unë kam disa piktura që i kam kushtuar Ramës. Kjo që ju thoni është nga të fundit, ‘Rama, idil më 1997’ kur mori atë goditje. Çili m’u lut që të merrja një pikturë të Ramës që e kam bërë më 1997-1998 që e ka Fatos Lubonja. I thashë që do të bëj një portret tjetër. Është gjë tjetër, është perceptim tjetër. E panjohura e ndan, nuk është se unë di diçka më shumë se ti, thjeshte emocioni e mban”, thotë Moza.
Ndërsa analisti dhe publicisti Lubonja, vjen në dy pamje.
“Kam një pikturë që quhet Fatos ‘Lubonja në alterego’. Është një titull i çuditshëm por titulli vjen pa u konsultuar dhe ashtu e lashë. Shoh te ai një personalitet të dyfishtë, personaliteti i interpretit të politikës dhe Tosin fëminor sikurse e njoh për aq sa e njoh”, sqaron Moza. Në një kohë izolimi, ajo ëndërron ende Parisin, si në pikturat e saj. E në këtë përballje me botën, ndërsa gjendet larg saj, baza mbetet familja.
“Po reflektoja sot që familja ime është një familje nga pikëpamja identiterare është nukleare, prindërit janë në Amerikë, një vajzë Italianë, tjetrën kanadeze. Vetë mbaj peshën e identitetit këtu ku jam, por imagjoni në këtë integrim transanacional, me një familje transnacionale, sa e vështirë është të ndërtosh një psiqikë puro vendase”, thote Ahmeti. Si një qytetare e botës, poetja ruan kudo kujtime. Dhe në ditë, kur koha për të menduar mbizotëron, Ahmeti ka gjetur paqen.“Pikturova nëpër rrugët e Parisit, u tregonin fëmijëve si pikturonin. Kam fjetur në hotele tëlira se kisha pak para. Me sakrifica gjithckca, dhe asnjëherë nuk do ti ndahem. Nuk dua liri në emër të të lirisë, por liri lëvizjeje. Kam kujtime shumë të bukura, kam jetuar fort, rëndë e bukur dhe jam e kënaqur, kam marrë shpërblime, studendët më duan, publiku më do, madje dhe armiqtë i kam të mirë”, thotë Moza Ahmeti.
Platforma që ajo ofron, për të kaluar këtë krizë të mendimit a besimit deri te nevoja për mbijetesë është më shumë se një listë këshillash.
“Duhet solidaritet, të mos kemi turp të shtrijmë dorën për ndihmë, borxh ushqim, të lutemi, të trokasim në portat e njëri-tjetrit dhe të krijojmë solidaritet. Duhet të bëjmë dashuri dhe duhet të lidhemi me elemente të një kulture që e njeh qiellin, si joga”, sugjeron Moza. Duke besuar fort te hapja, jo vetëm si formë natyrale e njeriut, ajo është shpresëplotë edhe për të ardhmen e kulturës. “Unë besoj se ka një zvhillim global të madh dhe s’ka sens që gjërat të rrinë mbyllur. Mendoj se çdo gjë do shkojë në normalitet”, pohon ajo. Ahmeti mbetet një nga zërat më të veçantë në mendimin dhe letrat shqipe