Categories Lajme

Kambisti rrëfen tmerrin që përjetoi nga grabitja: Vetëm njërin pashë, të tjerët ishin maskuar mirë

Kambisti Bashkim Shegani, i cili u vodh nga tre persona mbrëmjen e kaluar ka folur për Fax News duke rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Kambisti ishte i shoqëruar me djalin e tij 4 vjeçar, ndërsa grabitja ndodhi në qytetin e Prrenjasit por ai i ndoqi deri në fshatin Katjel, ku më pas i humbi gjurmët. “Isha në punë si gjithmonë. Në atë kohë vjen nusja me gjithë djalin e gocën. Më lënë vetëm djalin aty, bëra punën dhe duke ikur për në shtëpi dhe sapo zbrita, më dalin tre veta me kallash, ishin të maskuar me kokoren e motorit. Lekët mi morën të gjitha.

I ndoqa dhe më pas njoftova policinë. Kisha shumë frikë për djalin, ishin të armatosur. Ishin 3 persona, njërin prej tyre e pashë kurse dy të tjerët ishin të maskuar mirë”, u shpreh kambisti. Ende nuk është kryer asnjë arrestim nga policia ndërsa mbrëmjen e kaluar u ngritën grupe kontrolli dhe u shoqëruan 8 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME