Categories Lajme

Kamerat e filmojnë, ja çfarë i bërën makines të drejtorit të aeroportit të Rinasit (Foto)

Në nëntor të 2019-s Tirana Internacional Airport nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, por disa muaj më vonë drejtori i saj Costantin Von Alvensleben kërkon ndihmën e uniformave blu, për të gjetur një person që e ka kanosur.

Burime ekskluzive të Euronews Albania bëjnë me dije se drejtori gjerman i TIA-s është paraqitur në një komisarit të kryeqytetit duke bërë kallëzim ndaj një shtetasi që e ka goditur me gurë. Sipas kallëzimit të referuar në polici të Alvensleben, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8 e 30 minuta në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa ky i fundit ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Një i ri i maskuar me një kapuç i është afruar duke e qëlluar me gurë por fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Euronews Albania ka siguruar edhe foton e autorit të dyshuar i cili është shpallur në kërkim nga policia ndërsa në pyetje janë marrë disa dëshmitarë. Ndërkohë vetë drejtori TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës./euronews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME