Categories Lajme

Kanadaja kërkon mbi 1 milion imigrantë për tri vitet e ardhshme

Dëshironi të jetoni dhe punoni në Kanada? Kjo ëndërr mund të bëhet realitet pasi që Qeveria e Kanadasë ka njoftuar lidhur me planet për të pranuar më shumë se një milion imigrantë në tre vitet e ardhshme.

Në Raportin Vjetor për vitin 2018 të Ministrisë së Imigracionin, ministri Ahmed Hussen, zbuloi planet për të pranuar deri në 1 milion e 80 mijë banorë të përhershëm ndërmjet viteve 2019 dhe 2021.

Duke prezantuar raportin, Hussen, i cili fillimisht erdhi në Kanada si një refugjat somalez, tha se “emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada dhe suksesi ynë në të ardhmen varet nga siguria që ata janë të mirëpritur dhe të integruar mirë”, shkruan Forumi Ekonomik Botëror, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, një në pesë vetë që jeton në Kanada ka lindur jashtë vendit, ndërsa më shumë se gjashtë milionë emigrantë të rinj kanë ardhur që nga viti 1990.

Imigracioni shihet si çelësi për të ndihmuar në forcimin e ekonomisë kanadeze. Me ardhjen e emigrantit të ri, mund të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave të një popullsie të plakur. Raporti thotë se pensionistët parashikohet të arrijnë raportin 2 me 1 në vitin 2036, krahasuar me 4.2 me 1 që ishte në vitin 2012.

“Me një popullsi të plakur dhe me nivele të ulëta të lindshmërisë, imigracioni luan një rol të rëndësishëm në sigurimin që popullata dhe fuqia punëtore e Kanadasë të vazhdojnë të rriten. Rritja e niveleve të emigracionit, do të na ndihmojë të mbështetim forcën tonë të punës, të mbështesim rritjen ekonomike dhe të nxisim inovacionin”, thuhet në raport.

Kanadaja shihet të jetë një udhëheqës botëror në aspektin e politikave të saj të emigracionit, duke u konsideruar si vendi me bujarinë dhe gatishmërinë më të madhe për t’i pranuar emigrantët. /Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME