Categories Lajme

“Kancelarja dha urdhër të mos shohë më asnjë shashkë”, Meta: Basha më sulmoi se mori urdhër

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në emisionin  “Log.” në ABC se është sulmuar nga kryedemokrati Lulzim Basha kohët e fundit pasi ka marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se Basha ka shkuar në zyrën e tij në gjendje paniku, ndërsa e sfidoi atë të mohojë udhëtimin në Gjermani.

“Unë mund ta kisha bërë edhe të martën, edhe të enjten por si president i vendit do merrja një përgjegjësi dhe janë të gjitha argumentet në atë dekret,. Kur tjetri të thotë kam hyrë në një udhëkryq dhe nuk i mbaj dot. Duhet një rrugëdalje. Ishin bërë 7 protesta dhe ishin plagosur gjitha ata policë. Iku gishti, iku syri, duhet të ikte edhe jeta?! Nëse do ndodhte ndonjë hata atje, do thonin po ky presidenti çfarë bëri.

Ai ishte në gjendje paniku. Nuk i kontrollonte dot njerëzit se i kishte frymëzuar. Le të thotë ai që nuk ka shkuar në Gjermani. Mua më thanë për të më ndërgjegjësuar se situata po avancon shumë dhe kancelarja më thanë nuk do më të shohë asnjë shashkë në televizionet gjermane. Këtë gjë ia kishin zotërisë se ai bënte protesta jo unë.

ulzim Basha, ka caktuat datën 13 tetor për zgjedhjet vendore duke u marrë dhe dakordësia e ndërkombëtarëve. Por, nga opozita e atëhershme vetëm Lulzim Basha nuk u regjistrua si forcë politike në KQZ. Cili ishte qëllimi? Kjo gjë favorizoji vetëm Edi Ramën, i cili morri gjithë bashkitë dhe këshilltarët në të gjitha njësit vendore.

Kjo është tashmë fakt. Basha më sulmoi tani se mori urdhër.  Kjo me verën nuk është e vërtetë?! Unë as nuk jam përfshirë dhe as nuk përfshihem në problemet e asnjë force politike. Unë simpatinë për Berishën nuk e kam fshehur asnjëherë.

Me atë ke kënaqësi të bashkëpunosh dhe të luftosh. Ia kam thënë Edi Ramës, Petrit Vasilit te ajo dhoma e luleve. Berisha kur thotë po është po, kur thotë jo është jo.

Unë me Sali Berishën nuk jam dakord me shumë gjëra, por nuk ndërhyj unë që të ndihmoj Sali Berishën. kjo është çështja e tyre. Ata duhet të zgjidhen problemin e lidershipit sepse e kanë lënë Shqipërinë pa opozitë. Nuk e kam ndihmuar ndonjëherë unë Sali Berishën”, tha Meta.  m.v/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME