Categories Lajme, Lifestyle

Kanceri i gjirit prek edhe meshkujt

Duket e pazakontë, por kanceri i gjirit po prek edhe meshkujt. Sipas eksperteve rastet janë të rralla, teksa për femrat konsiderohet sëmundja tumorale me e përhapur. Vetëm gjatë një viti, 700 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri. “1% e rasteve me kancer gjiri haset tek meshkujt, çka do të thotë 5 raste të reja në vit. Ne kemi rreth 50 raste te reja për 100 mijë gra dhe kemi rreth 16 vdekje për 100 mijë. Shumica dërrmuese shërohen”, thotë Alban Ylli, specialist i ISHP. Numri i pacienteve me sëmundje tumorale ka ardhur duke u rritur nga viti në vit dhe për këtë ndikojnë disa faktorë.

“Rastet e reja të identifikuara janë duke u shtuar për arsye të moshës mesatare më të lartë, por edhe për arsye se po ndërgjegjësohemi, po funksionojnë disa elementë të kapjes së hershme. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë më të dobët në lidhje me stilin e jetesës. Vërejmë se në moshat e reja mbi 50 vjeç, vdekshmëria është qartazi duke rënë në 5-6 vitet e fundit.”

Në vitin 2018 janë identifikuar 6 000 raste të reja me sëmundje tumorale, shumica e të cilave i përkasin kancerit të mushkërive dhe më pas të gjirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME