Një sherr mes katër personave ka sjellë humbjen e jetës së njërit prej tyre,ngjarje e ndodhur pasditen e të dielës në plazhin vjetër në Vlorë,zonë ,në të cilën edhe janë banorë vi.ktima dhe personat e përfshirë në grindje. Vi.ktima është 56 vjecari Stavri Mino,ndërsa fillimisht u raportua si vr.asje,por dinamika e ngjarjes ka ardhur pas një grindje të castit mes katër personave të përfshirë në sherr. Dëshmitarë okluarë në vendin e ngjarjes,thanë se 56 vjecari lindur ne Korce dhe banues ne Vlore , ishte futur për të larguar të vëllanë nga grindja,por ka rënë pa ndjenja duke përplasur pjesën e pasme të kokës,cka i ka sjellë edhe v.dekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur blutë e Vlorës të cilët kanë nisur hetimet,ndërsa kanë shoqëruar edhe tre persona A.M,A.H DHE N.H si personat e përfshirë në konfliktin e nisur në zonën e plazhit të vjetër,konflikt që më pas përfundoi edhe me vdekjen e 56 vjecarit Mino. Gjithcka është rregjistruar përpara një lokali të zonës së plazhit të vjetër,zonë ku edhe kanë banesat afër personat e përfshirë në konflikt dhe .vi,ktima. Nga grupi hetimor konfirmohet se vi.ktima nuk kishte shenja dhune në trup,apo goditje me a.rmë zjarri apo sende ë forta,cka konfirmon edhe faktin se vi.ktima është rrëzuar duke goditur kohën në një grur në pjesën e pasme të saj dhe më pas ka ndërruar jetë. Gjithsesi trupi i pajetë i 56 vjecarit është dërguar në morg,ku edhe do të kryhen ekzaminimet përkatëse për të saktësuar edhe shkaqt e v.dekjes së 56 vjecarit. Nga policia konfirmohet se shoqërimi i tre personave është kryer për të mësuar më shumë detaje rreth asaj se cfarë solli konfliktin mes tyre,që përfundoi me humbjen e jetës së një personi dhe nëse grindja ka ardhur për morive të castit . Burime nga grupi hetimor kanë konfirmuar gjithsesi se dyshimet kryesore janë që grindja ka ardhur për motive banale mes katër personave të përfshirë në konflikt, por do të jenë dëshmitë e personave të shoqëruar ato që do të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes. Deri më tani informacionet e policisë konfimojnë për një grindje të momentit,dhe agravimi i grindjes ka sjellë edhe rrëzimin e 56 vjecarit në një pjesë të zonës,ku edhe ka goditur pjesën e pasme të kokës duke humbur më pas jetën.
Categories
Lajme
Sh.erri mes katër personave ka sjellë humbjen e jetës së Stavri Mino! Detaje…
