Categories Lifestyle

Paralajmërimi i shkencëtarëve për mishin e pulës

Konsumi i mishit të pulës i vë konsumatorët në rrezik të lartë për t’u prekur nga një formë e rrallë e kancerit në gjak, e njohur si limfoma jo-Hodgkin, ashtu sikurse prekjen nga kanceri i prostatës tek meshkujt. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Oksford. Studimi i tyre bëri pjesë 475 mijë britanikë në moshë të mesme, të cilët u vëzhguan për një periudhë 8-vjeçare, mes 2006-s dhe 2014-s. Atyre iu analizua dieta ushqimore sëbashku me sëmundjet që u prekën.

Sipas artikullit të publikuar nga DailyMail, rreth 23 mijë persona u prekën nga kanceri. “Konsumi i mishit të pulës rezultoi se rriste rrezikun për t’u prekur nga melanoma malinje, kanceri i prostatës dhe limfoma jo-Hodgkin“, thuhet në punën kërkimore të publikuar në Revistën e Epidemiologjisë dhe Shëndetit të Komunitetit.

Kjo punë kërkimore kishte si qëllim të gjentje vetëm lidhjen mes konsumit të mishit të pulës dhe disa llojeve të caktuara të kancerit, pa u marrë me shkaqet. Ekzistojnë disa faktorë që mund ta shkaktojnë këtë lidhje. Mund të kuptojë se mishi në vetvete është kancerogjen, por mund të jetë edhe mënyra sesi mishi gatuhet.

Deri më tani, pula konsiderohej botërisht si një alternativë më e shëndetshme se mishi i kuq. Ky i fundit dihet që rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit e prostatës, për shkak të mënyrës sesi tretet gjaku nga produkti i mishit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME