Categories Lajme

Kandidat për SPAK para Vetting-ut, vendimi me 12 dhjetor! Anton Martini: Më kanë kërcënuar, nuk kam bërë asnjë shkelje

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini  u përball këtë të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për seancë dëgjimore. Martini në përfundim të kësaj seanca ka kërkuar konfirmimin në detyrë pasi sipas pretendimeve të tij nuk ka bërë asnjë shkelje. KPK vendimin përfundimtar do ta vendosi me datë 12 dhjetor.

Anton Martini, Prokurori i Krimeve të Rënda, është  kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe nëse konfirmohet në detyrë ai do të jetë prokuror i SPAK.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se ILDKPI ka sjellë raport pozitiv ndaj Martinit. Në këtë raport thuhet se Anton Martini nuk ka probleme me pasurinë, ai nuk ka fshehje pasurie apo konflikt interesi.

Ndërkohë gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno ka zbardhur edhe fjalën e Martinit para trupës gjykuese.

“Jam transferuar ne Shkodër me një vendim të paligjshëm. Nga gjithë puna ime kam vetëm një shtëpi dhe një garazh, që ende se kam marrë me letra. E kam marrë shtëpinë me dy kredi, pasi nuk doja te bëhesha i pasur por të blija një shtëpi në një zonë që ishte në influencën e policisë. Unë jam një prokuror që kam marrë shume kërcënime dhe sot e kësaj dite jam në ruajtje nga policia. Ju kam dorëzuar vendimet e ruajtjes. Me qira kam qëndruar pranë komisariatit nr.2 në Tiranë, vetëm për faktin që të kem garanci për sigurinë dhe familjen time.” mësohet të ketë thënë Martini.

Ndër të tjera Anton Martini ka deklaruar se është përballur me njerëz tepër të rrezikshëm por përsëri nuk është tërhequr nga detyra e tij. Martini ka shtuar se në vitin 2007 familja e tij ishte kërcënuar dhe pikërisht për këto detyra të rënda që ka marrë përsipër dhe vendosmërinë e tij, Martini ka kërkuar konfirmimin në detyrë.

“Jam përballur me çështje shumë të rëndësishme dhe me individë më tepër rrezikshmëri në  shoqëri. Nuk kam fshehur pasuri,jam krenar që kam këtë pasuri dhe jam i lumtur që kam vetëm një shtëpi të cilën e kam me dy kredi. Nuk kisha burim tjetër financiar për të blerë një shtëpi që të fusja familjen.  Individë të rrezikshëm kanë kërcënuar në 2007 familjen time dhe fëmijët. Shtëpia ime është marrë në një zone duke u konsultuar edhe me eksperte të policisë të cilët kishin marrë nën ruajtje familjen. E vlerësoj shumë punën tuaj, ju lutem kërkoj nga ana juaj konfirmimin në detyre dhe të më jepni mundësine të vazhdoj detyrën e prokurorit” ka deklarua ndër të tjera Martini para trupës gjykuese.

Procesi i vetingut për Martinin u kryhee nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja. Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë emërimin në SPAK, atij i duhet të kalojë si barrierë të fundit procesin e vetingut në të dy shkallët.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME