Categories Lajme

Kanina drejt shpopullimit, nga 620 familje, sot vetëm 120! Të huajt blejnë shtëpitë

Kanina ofron pamje të mrekullueshme të qytetit bregdetar të Vlorës, një fshat që njihet për bujarin e mikëpritjen, traditat dhe për historinë e “Kalasë së Kaninës”, por këto nuk mjaftojnë për banorët e zonës të cilët janë tkurrur vitet e fundit. Pjesa më e madhe janë larguar në emigrim, detyruar edhe nga mungesa e kushteve minimale të jetesës. Prej vitesh infrastruktura është e dëmtuar, mungon uji i pijshëm, kushtet e vështira të jetesës, por mbi të gjitha mungesa e mundësive të punësimit. “Të rinjë s’ka kanë ikur të gjithë, mosha jonë ka mbetur edhe pleqt fare, po largohen se s’ka punë ska të ardhme”, tha një qytetar.

“Vetëm ne kemi ngelur pak të rinjë më të shumtit kanë ikur, janë larguar me emigrim. Papunësia, gjendja ekonomike kanë ngelur vetëm pleq. Po e kam menduar dhe do largohem se nuk shtyhet më kështu është gjendje e mjerushme mund të them”, tha i pyeturi. Gjithashtu institucioni arsimor i fshatit, një shkollë me histori 116 vjeçare, rrezikon që të mbyllet, tregojnë banorët pasi 90% e të rinjëve janë larguar dhe si rrjedhojë ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve. Xhuljo, një nga të rinjtë e pakët që ka mbetur ne fshatin Kaninë merret me tregtimin e ullurit dhe të vajit.

“Merremi me ullishten me tregëtimin e ullirit dhe të vajit, po i jepet pak zhvillim ullirit kaniniot edhe vajit që është shumë cilësor. Po përpiqem të mbaj edhe disa nga shokët e mi këtu që ti angazhoj edhe ne disa punë të tjera. sepse këtu ka shumë gjëra që mungojnë, ne nuk kemi ujë të pijshëm vin uji me orar,shiko në cfarë gjendje është një shesh historik shiko në cfarë gjendje është katandisur. Unë jam larguar dhe jam kthyer prap sepse më vin keq për vendin tim”, tha Xhuljo. Ndërsa banorët e Kaninës largohen, fshati i shtrirë i gjithi mbi det ka nisur të ketë banorë rezidentë të huajt që kanë blerë shtepi në të. Kryesisht francezë dhe italianë.

“Po vin njerëz të huaj që po e blejnë,francez anglez turq italianë janë shumë të interesuar”, tha i intervistuari. “Ukrainas, rus, turq, italian ka shumë fare në Vlorë në Kaninë, gjithandej”, tha i intervistuari. Shpopullimi i Kaninës, ndryshe nga fshatra të tjerë duket një fenomen i ri. 6 vite më parë në këtë fshat kanë jetuar rreth 620 familje ndërsa sot kanë mbetur vetëm 120 familje ku pjesa më e madhe janë të moshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME