Categories Lajme

Kanosja e kreut të IMT-së Durrës, reagon Bedri Dervishi: Kryeinspektori kërkon të shfajësojë veten, duan para për legalizimin

Ka reaguar për “Fax News” shtetasi Bedri Dervishi, pasl lajmit për kanosjen e kryeinspektorit të IMT-së në Durrës Ardian Halili për shkak të detyrës.

Ai ka thënë se gruaja dhe vajza e tij, për të cilat policia në njëftimin e saj bënte me dije se kishte filluar një procedim penal në gjendje të lirë, kanë shkuar në polici për të dhënë sqarime.

Ndërsa sa i përket kanosjes ndaj kryeinspektorit, Dervishi është shprehur se ai kërkon të shfajësojë veten e tij pasi ka përjashtuar shtëpinë e tij nga legalizimi pasi “duan para për ta legalizuar”.

“Gruaja dhe vajza ime shkuan ne polici për të dhënë sqarime. Kryeinspektori kërkon të shfajësojë veten. Shtëpia ime nuk legalizohet se duan para nga ne. Kryeinspektori ka përjashtuar shtëpinë time nga legalizimi”, ka thënë Dervishi për ‘Fax News’.

Kryeinspektori i IMT-së Ardian Halili kishte bërë kallëzim në polici për kanosje pasi ishte ndjerë i kërcënuar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit ku kryeinspektori pretendon se është kërcënuar nga 4 persona, përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka.

Shkak për kanosjen është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci  ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.

Kanosja pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Ardin Halili deklaroi për Fax News’ se ai ishte kërcënuar në banesën e tij. “Më erdhën në banesë dhe më kanosën”.

Ardian Halili u shpreh se  prishja e objektit është caktuar të bëhet ditën e martë.

“Prishja e objektit është për diten e martë, por kisha dërguar njoftimin sipas ligjit. U ndjeva i kërcënuar prandaj dhe bëra kallzim në Polici për personat në fjalë”, deklaroi ai.

NJoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve:

  • N.D. 48 vjeçe, banuese në Durrës;
  • A.D. 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Shtetaset e mësipërme(ëmë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë  kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç,  banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës.

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës ” parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal/faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME