Categories Politike

A do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një sqarim ligjor për të gjithë ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetin social Facebook. Manjani shkruan se për të gjithë ata që e pyesin nëse do të shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekrimit, përgjigjia e tij është neni 90.2 i Kushtetutës.

Teksa i referohet nenit në fjalë Manjani shkruan se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet nëse ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën, votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit dhe vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese.

“Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;
1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë.
2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.
3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston”, shkruan ai.

Postimi i Manjanit

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit?

Përgjigja ime është:

Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;
1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë.
2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.
3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston.

Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen.

Të dielë të mbarë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME