Categories Lajme

Kapen 67 kg kokainë e në Portin e Pireut, në pranga futbollisti grek. Mediat greke: E destinuar për një grup kriminal shqiptar

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n Amerikane dhe forcat speciale greke EKAM, sekuestruan 58 pako me 66 kg 700 gram kokainë në Portin e Pireut.

Droga vinte nga Amerika Latine përmes konteinerëve dhe ishte e destinuar për një grup kriminal shqiptar, sipas mediave greke.

Në pranga kanë rënë 3 shtetas grekë, 31, 36 dhe 41 vjeç. Ky i fundit rezulton ish-futbollist në Greqi.Sipas “The Toc”, Karteli i Amerikës Latine dyshohet se iu afrua ish-futbollistit 41-vjeçar dhe dy punonjësve dhe i punësoi për të nxjerrë drogën nga kontejnerët dhe më pas për t’ia kaluar në zotërim rrjetit të tyre të trafikut nga Shqipëria.

Ish-futbollisti 41-vjeçar është pronar i një kompanie riparimi frigoriferësh dhe kishte një kontratë me portin si partner i jashtëm.

Punonjësi i tij, ishte 31-vjeçari, me profesion inxhinier frigoriferik, ndërsa 36-vjeçari ishte punonjës i portit dhe përgjegjës për evidentimin e defekteve në sistemet e ftohjes.

Ish-futbollisti, sipas oficerëve përgjegjës, ka qenë ai që ka pasur kontaktet me kartelin, të cilët e kanë informuar për numrin e kontejnerit me ngarkesën e kokainës.

Zakonisht kontejnerët e kartelit mbanin ngarkesa me karkaleca nga Ekuadori, riparimi i sistemit të ftohjes karakterizohej si prioritet i parë dhe kështu kontejneri nuk kontrollohej menjëherë, por pasi riparohej për të mos prishur mallin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME