Categories Lajme

Kapen me doza kokaine, arrestohen një 28-vjeçar dhe një vajzë në Korçë

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy të rinj në Korçë pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokaine.

Policia, pas kontrollit në automjet, ka gjetur një sasi kokaine të ndarë në doza, gati për shitje. Mësohet se në pranga janë vënë K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë.

“Sekuestrohen një automjet që drejtohej pa leje drejtimi, nga njëri prej të arrestuarve, dhe që përdorej për shpërndarjen e dozave, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar “Night sales 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr. 1, Korçë, u ndalua automjeti me drejtues 28-vjeçarin dhe ku ishte pasagjere shtetasja A. F. Nga kontrollet, shtetases A. F. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se shtetasi K. F. lëvizte  me automjet, i papajisur me leje drejtimi, dyshohet për të shpërndarë dozat e kokainës”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME