Categories Lajme

Kapen rreth 300 mijë euro në Durrës, u futën nga Italia

Port, Durrës Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Kufitare dhe strukturave doganore çoi në sekuestrimin e një sasie të madhe në euro. Sekuestrohen 294 030 euro. Arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti, procedohet penalisht 1 tjetër. Shpallet në kërkim pronari i firmës që merrej me transportin e mjeteve. Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare në bashkëpunim me strukturat doganore, kanë intensifikuar kontrrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë në PKK Durrës në bashkëpunim me strukturat doganore, janë kaluar në vijën e dytë për kontrroll të imtësishëm 2 mjete tip kamion, të cilët transportonin mjete Itali-Shqipëri, me drejtues shtetasit F. M., dhe A. L.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP, shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat doganore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar me kontrollin e automjetit tjetër me drejtues shtetasin A. L., ku në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, proceduan penalisht shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. J., 36 vjeç, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME