Një sasi prej 800 kg marijuanë është kapur në afërsi të Pikës Doganore të Qafë-Botës në Sarandë. Droga është ndaluar nga autoritetet policore greke të Igumenicës.
Droga është sekuestruar rreth ors 06:00 të mëngjesit në një furgon frigorifer, që sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, në tentativë për t`u futur në brendësi të tokës greke.
Ndërkohë, drejtuesi i furgonit dhe një pasagjere është vënë në prangat e policisë.
Droga ka qenë e fshehur në vende të përshtatura posaçërisht në furgon.
Policia shqiptare në një reagim për mediat thotë se lënda narkotike është ngarkuar në territorin grek.
“Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë. Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek”.
