Categories Lajme

Kapet në Hungari bossi shqiptar i drogës

Policia hungareze arrestoi një 60-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet se ai dhe djali i tij drejtonin një grup kriminal që kalonte drogë në Hungari. Më 10 nëntor, njësia antiterroriste e policisë hungareze ndaloi një 60-vjeçar shqiptar, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që kontrabandonte rregullisht drogë në Hungari.

Sipas hetimeve, është e bazuar dyshimi se kreu i bandës ballkanike të drogës, N.A. (60) me djalin e tij drejtonte një organizatë kriminale në të cilën merrnin pjesë edhe shtetas hungarez. Sipas policisë, të dyshuarit transportonin drogë nga Kosova dhe Shqipëria për në Hungari, ua dorëzuan tregtarëve hungarezë të cilët e shpërndanin në mbarë vendin dhe më pas një shtetas hungarez ia çoi paratë bossit të drogës N. A. që jetonte në Serbi. Kanabisi më së shumti kontrabandohej në Hungari dhe një ngarkesë përmbante 10 kilogramë të kësaj droge, sipas policisë.

Kreu i kësaj bande tashmë ishte dënuar në Hungari me shtatë vjet burg për krime të tjera dhe ishte dëbuar nga ai vend për tetë vjet. Pas dënimit verën e kaluar, ai u zhduk, autoritetet hungareze po e kërkonin dhe kundër tij u lëshua një urdhër ndërkombëtar.

Policia hungareze deklaron se edhe policia serbe ishte në kërkim të tij pasi dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale që kontrabandonte heroinë, kokainë dhe kanabis në Bashkimin Evropian përmes Serbisë. Gjatë bashkëpunimit me policinë serbe, kolegët hungarezë mësuan se N. A. ndoshta ndodhet në Hungari. Për shkak të dyshimit se ai posedon armë, njësia Antiterroriste e Policisë Hungareze është angazhuar dhe e ka arrestuar më 10 nëntor në Budapest. Policia hungareze kontrolloi lokacionet e lidhura me të dyshuarin dhe konfiskoi pronën që dyshohet se ka lidhje me rastin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME