Categories Lajme

Kapet ‘skifteri’ 23-vjeçar në Shkodër

Një shtetas ka përfunduar në prangat e policisë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Shkodër. Policia arrestoi shtetasin me inicialet K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me shumë se një herë, me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpunim. Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka vjedhur para në banesën e disa shtetasve përgjatë muajit tetor, aktivitet i shtrirë në disa lagje të Shkodrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 18 vjeç, banues në Golem, Shkodër, për veprën penale “Përvetësimi i mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Njoftimi i plotë i policisë: Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Arrestohet 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, u bë zbardhja dhe dokumentimi i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Si rezultat u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me shumë se një herë, me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 18 vjeç, banues në Golem, Shkodër, për veprën penale “Përvetësimi i mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Veprimet hetimore për këta shtetas u bënë pasi në fshatin Dajç, më datë 23.11.2020, është konstatuar e vjedhur banesa e shtetasit B. Gj. Në vijim të punës hetimore, në banesën e shtetasit D. K. u gjetën dhe u sekuestruan orenditë shtëpiake dhe një armë gjahu çifte që shtetasi B. Gj. e mbante me leje, të cilat ishin vjedhur nga shtetasi K. F. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. F. është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, konkretisht:

-Në lagjen “Tre Heronjtë”, më datë 03.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit L. M.; -Në fshatin Grude e Re, më datë 16.102020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit Gj. N.; -Në lagjen “Vasil Shanto”, më datë 28.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit M. A. Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, në të cilat mund të jenë përfshirë këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME