Categories Lajme

Kapet “udhërrëfyesja” polake që mbushi Shqipërinë me bangladeshas

Goditet një skemë e trafikut të të huajve përmes një agjencie udhëtimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE. Arrestohet në Tiranë polakja 36 vjeçare Aleksandra Dreviecka e cila mbushi Shqipërinë me bangladeshas që kishin si qëllim të iknin në Evropë ilegalisht.

36 vjeçarja banonte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së. “Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohen penalisht 13 shtetas të tjerë të huaj.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “UDHËRRËFYESJA”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetases: A. D., 36 vjeçe, banuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim”, thotë policia.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 13 shtetas, banues në Bangladesh, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. “Të hetuar janë O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç,Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç”, thotë policia.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME