Categories Politike

Miratohet me 73 vota pro dhe 42 kundër ligji për “Bashkëqeverisjen”

Parlamenti ka miratuar mes debatesh të shumta, me 73 vota pro dhe 42 kundër, ligjin për krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Gjithashtu janë miratuar me unanimitet të plotë akti normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, si dhe ratifikimi i konventës të arritur nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Izraelit.

Akti normativ “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”, u miratua me 112 vota pro dhe 2 abstenim.

Edhe pse ka ngjalluar debate të mëdha në Kuvend, në seancën e sotme është miratuar edhe projektligji për bashkëqeverisjen. Për këtë projektligj kanë votuar pro 73 deputetë. Ndërkohë 42 deputetë kanë qenë kundër.

Ndërkohë që projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”, u miratuan me 113 vota pro dhe një abstenim.

Një tjetër projektligj i miratuar sot në Kuvend me 114 vota pro dhe asnjë kundër është, projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME