Categories Lajme

Vendimi i “Kushtetueses”, Meta pritet të shpallë zgjedhje në gjashtë bashki

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit duke i hapur kështu rrugën presidentit Meta për të shpallur zgjedhje në pesë bashki që sot gjenden pa kryebashkiakë.

Deri më tani kreu i shtetit nuk i dekretonte garat elektorale nëpër këto qytete pasi i konsideronte të paligjshme ato zgjedhje që ishin zhvilluar pa një “leje” presidenciale. Por sot pasi vendimi i kushtetueses e la në fuqi garën lokale të zhvilluar në verën e vitit 2019, Ilir Meta nuk ka më asnjë justifikim për të mos hapur garën për kryetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnjë.

Pa e zbardhur ende vendimin e plotë Gjykata Kushtetuese njoftoi këtë të enjte se ajo e ka rrëzuar kërkesën për anullimin e zgjedhjeve lokale pa mandat presidencial: Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës” thuhej aty.

Sot, pesë bashki, nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019. I pari prej tyre që nuk e mori asnjë ditë detyrën ishte ai i Shkodrës Valdrin Pjetri që u akuzua nga opozita se prekej nga ligji i dekriminalizimit për shkak të ndalimit të tij në Itali në vitet 2001-2002. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai e pati fshehur këtë fakt.

Edhe ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua me vendim të KQZ-së në formë unanime, me 5 vota pro, pasi ai nuk pati deklaruar identitetin e rrëmë që kish përdorur në Greqi si Jorgo Totos, me të cilin kishte qenë i ndaluar nga policia helene.

Edhe e zgjedhura e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas zhurmës mediatike me të cilën u përball, shkaktuar prej dy gafave të saj në lidhje me pasojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i nëntorit të 2019-ës.

Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një in farkti. Kurse Dionis Imeraj, që fitoi Dibrën, u largua nga kjo bashki sepse u angazhua në garën për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Tani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti i republikës është i obliguar të shpallë zgjedhje të reja së paku në këto pesë bashki.

Ky vendim vjen në ditën më të keqe për opozitën, kur ajo është jo vetëm pa aleanca por edhe e përçarë gjë që mund të sjellë një rezultat të ngjashëm më atë të zgjedhjeve moniste të dy viteve më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME