Categories Lajme

Karroca me gomar la dy të vdekur në Cërrik, policia arreston 24-vjeçarin

Policia e Elbasanit ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale A. H., i cili ishte në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku u përfshi në një aksident me pasojë dy të vdekur.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën rurale Mollas-Selitë,  tek “Ura e Sharrës”,  në fshatin Kamuna, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune.

Pasi ka goditur karrocën, makina që drejtohej nga 24-vjeçari ka dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Si pasojë e përplasjes, mbeten të vdekur Agron Shermadhi 48 vjeç banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet e përplasur si dhe  Agim Menci 50 vjeç i cili drejtonte një karrocë të mbushur me misër që tërhiqej nga një gomar. Po ashtu, në këtë aksident mbetën të plagosur edhe dy persona.

Mësohet se ka qenë karroca e viktimës Agim Menci dyshohet të jetë bërë shkak për këtë aksident. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se karroca ka dalë nga ara ku viktima kishte mbledhur misër dhe i ka prerë rrugën makinës tip ‘Benz’.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se materialet lidhur me këtë aksident i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme, ndërsa i arrestuar akuzohet për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME