Categories Lajme

Katër ditë të bllokuar në Kakavijë, qytetarët: Na sillni WC portative, ushqimet i kemi vetë!

Janë me mijëra shqiptarët e bllokuar në Kakavijë në ditën e katërt të pritjes për të kaluar kufirin drejt Greqisë. Një ditë më parë forcat e policisë shpërndanin ujë, por burra, gra, të moshuar dhe fëmijë tani i ka “zënë hall tjetër”. Një prej mijëra qytetarëve që po qëndron në radhë tha se është kthyer në shqetësim serioz kryerja e nevojave personale për të gjithë ata që presin në vargun kilometrik. Në veçanti për gratë dhe vajzat që janë në radhë, orët po rëndohen për shkak të mungesës së një ambienti privat për të kryer nevojat personale. Duke ditur se do të prisnin me orë të tëra në radhë, qytetarët kanë marrë ushqime dhe ujë me vete dhe kjo nuk është problem mes radhëve që shkojnë gati 20 kilometra. Kujdesi që kërkojnë nga autoritetet, janë WC portative, në mënyrë që të ruajnë edhe atë pak dinjitet njerëzor, që shteti i tyre duket se e ka humbur prej kohësh përballë grekëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME