Categories Lajme

Katër shqiptarët shpallen fajtorë në Angli, kishin “shtëpi bari” përballë gjykatës (EMRAT)

Katër shqiptarë janë shpallur fajtorë nga një gjykatë në Angli pasi kanë pranuar se kanë punuar në një fermë kanabisi. Nga kontrolli i policisë u gjetën më shumë se 1,000 rrënjë kanabisi dhe shqiptarët pranuan se ata punonin aty si “kopshtarë”.

  • Edi Cepele, 28 vjeç, 27-vjeçari Erjo Cepele, 29-vjeçari Andi Kola dhe Mikel Xhafa, 19 vjeç, u deklaruan fajtorë në Gjykatën e Preston Croën.

Avokatët mbrojtës të tyre i thanë gjykatës se ata punonin si ‘kopshtarë’ në ish-qendrën e trajnimit Rathbone në Abbey Road. Ata pranuan se kishin prodhuar drogë të klasit B nga 30 shtatori i vitit të kaluar deri në 1 prilli të këtij viti.

Seanca e radhës për dhënien e dënimeve ndaj tyre është planifikuar të mbahet më 7 gusht. Mediat britanike raportojnë se ndërtesa të cilën shqiptarët e kishin kthyer në “shtëpi bari” ndodhej përballë gjykatës së Magjistraturës së Barrow.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME