Categories Lajme

Kavajë, pamjet brenda shtëpisë ku polici v.rau ish-të dashurin e kushërirës dhe mbeti i pl.agosur (VIDEO)

Kavaja është tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm nga një përplasje me armë ku si pasojë ka mbetur i vdekur Dritan Haxholli dhe është plagosur rëndë polici i Burgjeve, Bledar Toçi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e një gruaje M.Q ,rreth orës 00:44 e cila thuhet se është e afërme e Bledar Toçit. M.Q  dhe viktima pak kohë më parë ishin në një lidhje dashurie por pavarësisht se gjithçka kishte marrë fund, Dritan Haxholli vijonte të bezdiste M.Q  ecila jetonte e vetme me 2 vjeçaren në banesë ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant në Itali.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në banesën e gruas në fjalë fillimisht ka qenë i plagosuri Bledar Toçi së bashku me disa persona të tjerë ku rreth orës 00:44 në këtë banesë ka shkuar më pas viktima Dritan Haxholli. Ky fundit kishte marrë në telefon ish të dashurën e tij duke e lajmëruar se do të shkonte në banesë për tu sqaruar.  41-vjeç i cili i armatosur sapo ka mbërritur tek banesa e  M.Q, me një kallashnikov ka hapur zjarr ndaj personave që ishin brenda.

Nga breshëria e kallashnikovit një plumb ka kapur policin e burgjeve Bledar Toçi  që më pas është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit duke lënë të vdekur Dritan Haxholli. Ndërkohë Bledar Toçi është plagosur rëndë dhe për shkak të plagëve të rënda është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME