Categories Kuzhina

Kek me avokado, kungull të njomë dhe çokollatë të zezë

Ju ka shkuar ndonjehere ndermend te perdorni kungullin e njome dhe avokadon ne nje embelsire? Nese jo, duhet patjeter te provoni kete kek me çokollate! Me besoni qe butesia dhe aroma e tij ndersa piqet, do ti bej te gjithe te harrojne qe ne brendesi ndodhen edhe fruta edhe perime… Per me teper ne kete recete nuk eshte perdorur as vaj dhe as gjalpe, vetem yndyra qe permban natyralisht avokado, qe eshte super e shendetshme!

Perberesit per nje forme drejtkendore 28cm

150gr miell 00

50gr kakao te hidhur

1 luge çaji pluhur pjekes me vanilje

1 luge çaji kanelle pluhur

1/2 luge çaji kripe

2 veze

1 avokado te bute, te shtypur me pirun

230gr sheqer te bardhe

3 kunguj te njome, te grire ne rende

150gr çokollate te zeze me 65% kakao, te grire imet (ose copeza çokollate)

Bashkojme ne nje ene duke i situr nje nga nje te gjithe perberesit e thate: miellin, kakaon, pluhurin pjekes, kanellen dhe kripen.

Ne nje tjeter ene rrahim me pirun vezet, shtojme avokadon, sheqerin, kungujt e grire dhe çokollaten e zeze. Shtojme edhe perzierjen me miell e kakao duke i trazuar mire derisa te formohet nje brume i njetrajtshem.

Lyejme me pak vaj dhe miell nje forme drejtekendore me gjatesi 28cm, hedhim ne te brumin e kekut dhe e nivelojme me kujdes.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 45-50 minuta, duke bere gjithmone proven e pirunit. E leme te ftohet plotesisht perpara se ta presim ne feta. Ky kek eshte ideal nese konsumohet ne vere me pak akullore me vanilje ose ne dimer me pak krem pana te rrahur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME