Categories Kuzhina

Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq

Makaronat e fresketa te pergatitura ne shtepi, jane nje nga ato gatime qe veshtire mos ti pelqejne te gjitheve. Dhe nese jane te mbushura, akoma me mire! Heren e kaluar i pergatita me kungull dimerak (receten e se cilave e gjeni ketu). Kesaj here vendosa te provoje nje kombinim me klasik dhe me shije me delikate, siç eshte ai i gjizes pa kripe (rikota) dhe spinaqit. Me pas i kalove ne tigan me gjalp te aromatizuar me sherebele te fresket, i sperkata me pak djathe parmixhano te grire, dhe nuk di tju them sesa komplimente mora!

Perberesit

…per makaronat

  • 200gr miell 00
  • 100gr miell me krunde (miell i trashe)
  • 3 veze, ne temperature ambjenti

…per mbushjen

  • 300gr gjize pa kripe
  • 400gr spinaq te fresket, te grire shume holle
  • 6 luge djathe kaçkavall te grire (receta origjinale kerkon perdorimin e djathit parmixhano)
  • 1 veze
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per ti dhene shije

  • 2 luge gjelle gjalp
  • 5-6 gjethe sherebele te fresket
  • djathe parmixhano, te grire

Ravioli me rikota dhe spinaq

Per te pergatitur raviolit me gjize dhe spinaq, fillimisht pergatisim brumin me veze: ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim 2 llojet e miellit te situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell. E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.

Nderkohe pergatisim mbushjen: kaverdisim ne pak vaj ulliri spinaqin e pastruar dhe te grire holle, i vendosim kapakun dhe e leme derisa te avulloje i gjithe uji. E transferojme ne nje tas ne te cilin shtojme edhe rikoten, djathin kaçkavall te grire, vezen, pak kripe e piper te zi duke i perziere mire. E hedhim mbushjen ne nje qese pastiçerie dhe e leme menjane.

Kur brumi te jete gati, e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me miell krundesh dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise.

Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me gjize dhe spinaq ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I japim forme raviolit duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjesen tjeter te brumit

Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles.

Pasi te kemi pergatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djathe kackavall te grire. I sherbejme menjehere zbukuruar me ndonje gjethe sherebele.

Ruajtja: ne akull per 1 muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME