Një kek është absolutisht mënyra më e mirë sesi mund të ëmbëlsohemi nga duart tona. Copëzat e çokollatës, mjalti dhe arra janë tri përbërësit kryesorë të kësaj ëmbëlsire.
Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
2 filxhanë çaji me miell
2 vezë
2 lugë gjelle me mjaltë
1 filxhanë e gjysmë çaji me sheqer
1 filxhan kafe me gjalpë
1 lugë çaji me vanilje
1 lugë çaji me pluhur për pjekje
20 gram copëza çokollate
1 filxhan kafe me arra (të pastruara mirë)
1 lugë kafe me sodë
1 lugë kafe me kripë
Përgatitja:
Në fillim, në një enë qelqi, rrahim vezët me sheqerin. Më pas shtojmë shtojmë arrat, çokollatën, mjaltin, gjalpin e shkrirë, vaniljen dhe kripën.
Në fund i hedhim miellin e përzier me sodë buke dhe pluhur pjekjeje. Pasi e kemi përzierë mirë, masën e krijuar e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalp dhe miell. E fusim ne furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta. Shijojeni! /shije.al