Categories Lajme

“Këmbë mbi këmbë” në zyrën e Pelosi-t, arrestohet mbështetësi i Trump

Një burrë që u fotografua duke ndenjur “këmba mbi këmbë” në tryezën e Nancy Pelosi-t të mërkurën është arrestuar. Mediat amerikane, duke cituar zyrtarët federalë, bëjnë të ditur se ai është mes të arrestuarve që janë nën akuzë për “rrethimin” e Kapitolit në SHBA.

Autoritetet gjetën gjithashtu 11 kokteje molotovi dhe një pushkë gjysmëautomatike në automjetin e një 70-vjeçari nga Alabama i cili gjithashtu u arrestua, sipas prokurorëve. I moshuari kishte po ashtu edhe dy pistoleta. Një numër i madh prokurorësh dhe agjentësh të FBI janë caktuar të punojnë në hetim dhe po ndiqnin dhjetëra çështje, tha Ken Kohl, prokuror në zyrën e avokatit amerikan në Uashington, në një konferencë me gazetarët.

“Kemi ende shumë punë për të bërë,”shtoi Steven M. D’Antuono, i cili drejton zyrën në terren të FBI në Uashington. Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit kanë akuzuar të paktën 13 persona, tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp të premten më vonë, disa me akuzat e hyrjes së paligjshme.

Policia e Uashingtonit ka arrestuar gjithashtu dhjetëra qytetarë, kryesisht me akuza të hyrjes së paligjshme dhe shkelje të orës policore. Policia e Kapitolit e Shteteve të Bashkuara njoftoi arrestimet e 14 personave të tjerë të enjten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME