Categories Lajme

“Kemi 5 vite bashkë, kemi shkuar në çdo doktor…”, nuk ngel dot shtatzënë, gruaja çon burrin në emision, ja kërkesa që i bën

Pasi janë vizituar, doktorët i kanë thënë se të dy janë shumë në rregull por faji mund të jetë stresi. Ata janë përballur në rubriken “Shihemi në gjyq”, ku Pranvera i kërkon publikisht Edmondit që ta ndihmojë të heqë streset e të bëhet nënë sa më parë sepse mosha po ikën. Ardit Gjebrea: Pranvera është bashkëshortja e parë zyrtare e Edmondit, por jo e para në dhomën e tij të gjumit sepse ka qenë dikush tjetër më parë nga ku lindi dhe një djalë. Edmondi: Kam qenë e martuar me një nënshtetase gjermane në moshën 25 vjeç, por më shumë ishte martesë për lidhje. Kjo është martesa e dytë zyrtare.

Ardit Gjebrea: A dhe e treta në dhomën e gjumit? Edmondi: Dhe e fundit me moshën i kemi hedhur mbrapa të gjitha. Pranvera: Ai ka një shqetësim shumë të madh, por ky shqetësim na ka sjellë në këtë gjendje. Më parë bashkëshorti ka bashkëjetuar me dikë tjetër dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur një fëmijë dhe ai ka shumë merak se nëna e fëmijës së tij po vuan nga shëndeti mendor.

Ardit Gjebrea: Cili është problem? Pranvera: Problemi është se ne kemi 5 vite që jemi bashkë dhe kemi shkuar tek doktorat më të mirë për të ngelur shtatzënë, por doktorët kanë thënë që e keni vetëm nga stresi sepse jeni të dy të shëndetshëm.

Edmondi: Doktorët kanë ngritur duart lart, ne jemi shumë ok të dy, por fëmija nuk po vjen. Ne po luftojmë shumë që të fëmija të vijë, doktorët na kanë thënë që hiqni stresin. Pranvera: Nuk po më ndihmon Edmondi, të heqë stresin. Edmondi: Unë mendoj shumë për ty, unë të kam zemër dhe shpirt. Pranvera: Ka 3 muaj që ish-bashkëshortja nuk ja jep djalin Edmondit, ka 6 vite që merret me gjyqe, por nuk po fiton asnjë gjë. Këto 3-4 jemi larguar më shumë.

Edmondi: E gjithë puna është stresi, nuk është se unë nuk përpiqem apo nuk bashkëpunoj tek kjo pjesë zonja Eni. Pranvera duke dëgjuar atë llafin e doktorit se kjo është vetëm stres asgjë tjetër, më qepet e më thotë që largoje stresin se ti ke ngarkesë. Unë kam ngarkesë, por nuk ikën stresi ashtu siç e kërkon Pranvera, thjesht dua të më japë pak kohë. Pranvera: Unë nuk mundem se më ikën mosha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME