Categories Lajme

“Kemi marrë një risk me muxhahedinët”, Rama mban fjalën përmbyllëse në Këshillin e OSBE: Të jetë e qartë që…

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse në Këshillin e OSBE, prej ku tha se Shqipëria ka marrë një risk me pranimin e muxhahedinëve. “Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Krenarë që luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se, si drejtuese e OSBE, Shqipëria do të bëjë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve të të gjitha vendeve “Është inkurajuese të kuptosh se bashkëpunimi ynë dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Kjo është nisja e bisedimeve më të gjata, t’i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Dua të siguroj që të ketë qartësi dhe të jeni të qartë që do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate.

Do ta bëjmë këtë gjë me respekt, pasi vetëm kështu ne do të vazhdojmë të bëjmë diferencën dhe kështu mund të marrim vëmendje, si dhe të bindim të tjerët që nuk na shohin ashtu sikurse duhet. Do të kem parasysh gjithçka që ju do të thoni, do ta dëgjoj me vëmendje dhe do të informohem për gjithçka që do të diskutoni këtu”, theksoi Rama. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME