Categories Showbiz

“Kemi respektuar me rigorozitet rregullat”, rrëfehet Helena Kadare…

Në emisionin “Hipokrati”, në një lidhje Skype nga Parisi, shkrimtarja e mirënjohur Helena Kadare rrëfeu ditët e saj në karantinë Në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota, Helena Kadare vlerësoi punën vetëmohuese të ekipit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin “Infektiv”, të cilët po përballen në vijën e parë të frontit në betejën me koronavirusin.

“Sapo të kem mundësi, dua të shkoj e t’i përulem atyre grave, mes të cilave pashë një heroizëm që nuk e gjen gjëkundi. Dëgjova dhe pashë që shefja e “Infektivit” Najada Çomo, rrinte 20 orë në spital pa pushim, me një përkushtim të admirueshëm. Përshëndes ekipin e bluzave të bardha dhe kryesisht gratë, sepse gratë shqiptare janë kurdoherë më të përkushtuarat që kam njohur në jetën time.”

Shkrimtarja e dashur për publikun tregoi se si nën masa të rrepta sigurie, po e kalon kohën në Paris, në këtë periudhë pandemie, si dhe pamundësinë për të shijuar rrugicat dhe lagjet e bukura të Parisit, larg nipërve të saj.

“Kemi respektuar me rigorozitet rregullat, por në këto 4 ditët e fundit kam dale nga pak. Notre Dame ishte tjetërsuar, uji i turbullt i lumit Sena ishte kthyer në një blu të mrekullueshme, një bukuri e jashtëzakonshme që të bënte të mendoheshe ‘ku fshihet ky virus’.

Nuk mungoi edhe një mesazh për te gjithë qytetarët shqiptarë: “Kam dëgjuar që qytetarët i kanë respektuar rregullat aty, por ka pasur edhe nga ata të disi të papërgjegjshëm. Dëgjova një zonjë e cila thoshte ‘nuk kam frikë’, por kjo nuk është punë frike, duhet të mendojmë për të tjerët, të mos bëhemi rrezik për njerëzit e dashur”./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

VIDEO\ Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pritje të fëmijës së tyre të tretë?

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME