Categories Lajme

Procedura e re, çfarë duhet të bëjnë subjektet që kërkojnë pezullim

Subjektet person fizik/juridik që kërkojnë të pezullojë aktivitetin e tyre, për shkak se sportelet fizike të Qendrës Kombëtare të Biznesit janë mbyllura, duhet të aplikojë nëpërmjet sportelit elektronik në e-albania, për pushimin e përkohshëm të aktivitetit (pezullim). Kusht për bizneset është që përpara këtij aplikimi, të sigurohen që nuk kanë detyrime të pashlyera ndaj organeve tatimore, pasi në të kundërt aplikimi nuk do të jetë funksional.

Nga ana tjetër, Qendra Kombëtare e Biznesit bën me dije për tatimpaguesit, edhe mënyrën për përditësimin e të dhënave. Sipas këtij institucioni, subjektet, të cilët kërkojnë të krijojnë një llogari si biznes në portalin e-albania dhe të cilëve u kërkohet përditësimi i të dhënave si numrit i identifikimit/NID, të personave të lidhur me të) të regjistruar pranë Regjistrit Tregtar, duhet të aplikojnë online në portalin e-albania në shërbimin përditësimi i të dhënave të biznesit.

Ky shërbim u mundëson qytetarëve, në cilësinë e administratorit të subjektit, të bëjnë përditësimin pranë Regjistrit Tregtar, të të dhënave të identifikimit (NID), për personat e lidhur me një subjekt të regjistruar në Regjistrit Tregtar, në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Me kryerjen e këtij përditësimi, e dhëna e identifikimit do të ndryshohet automatikisht dhe për kryerjen e kësaj procedure nuk kërkohen dokumentacione shtesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME