Categories Lajme

Kënga e këngëtarëve Dario & Mario Zeppa dhe projekti i presidentit Meta!

Nga ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi

Zvicra është vendi i vetëm në botë, ku qeveria apo qeverisja vendore, nuk mund të presin as një pëmë pa referendum. Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar i frymëzoi këngëtaret zviceranë Dario & Marco Zeppa të kompozonin e interpretonin këngën-thirrje, pas “pushkatimit” të Teatrit, me tekst “atë që nuk e bëri tërmeti e bëri pushteti”!
Zviceranët shqetësohen për veprimet kriminale në shembjen talebaniste te Teatrit Kombëtar. Shqiptarët militant partiakë me mendje lehtësi “hedhin valle”, e ulurijnë brenda murëve të shtëpisë kur “tellalli” komunikoi: “o milet, dëgjoni e mbani vesh, se duhet të qendroni mbyllur çdo fundjavë, dhe prej tetorit, deri sa të mbarojë votimet në majin që vjen, do fus në burg këdo që guxon e leviz me makinë në fundjava” !
Presidenti Meta, i shqetësuar nga “loja rilindese” e hedhur në treg nga një anëtar i Komisionit të Ligjeve, për nevojën e disa ndryshimeve në legjislacionin e asaj që quhet Reformë në Drejtësi, i ka dërguar që më 8 prill një projekt-marrëveshje Ambasadores Yuri Kim.
Projekti befasisht përkon për nga numri me projektin me 14 pika, të presidentit të SHBA Willson, që lexoi më 18 janar 1918 para Senatit dhe Kongresit.
Projekti i tij synonte daljen e SHBA nga politika izolacioniste, “Amerika për amerikanët”, dhe marrjen e rolit lidership në zhvillimin e demokracisë në Europën e zhytur në mjerim nga Lufta e Parë Botërore.
Projekti që në piken e parë kërkonte t’i jepej fund politikës së kulisave dhe vendin e saj ta zinte politika transparente. Të krijohej Lidhja e Kombeve, ashtu si ndodhi me 1920 dhe të mbretëronte paqja. Kombet e vogla të kishin lirinë për të vetëvendosur në menyrë sovrane etj.
Projekti Meta duhet analizuar sipas metodës kantiste të njohjes, duke ecur hap pas hapi, nga e njohura te e panjohura. Por, ambasadorja Kim, ka heshtur dhe u bë aktive e hodhi në treg, në mënyrë aspak diplomatike tezën e nje “marreveshje sekrete”, pasi u shkatërrua në mënyrë antiligjore Teatri Kombëtar.
A është lojë e një “Teatri Diplomatik” teza e hedhur, për të justifikuar mungesën e pergjigjes ndaj propozimeve të kryetarit të shtetit? Për mua kjo nuk është asgje e rë, përkundrazi po ecet në rrugën e ambasadorit Lu, i cili, asnjëherë nuk u shqetësua për kanabizimin e Shqipërisë, dhe sa herë duheshin bërë ndryshime kushtetuese i “vinte në rresht” deputët që të votonin në “unanimitet” ligjet, dhe sa herë denoncoheshin devijimet nga normat juridike kushtetutese, ai “kercënonte” të korruptuarit, se do “kapeshin peshqit e mëdhenj”, të cilët edhe sot, “notojnë të qete në detin e korrupsionit” !
Zhvillimet e reja politike duhet t’i analizojmë me rënien e besimit të qytetarëve shqiptare në “suksesin” e Reformës në Drejtësi.
Sipas sondazheve mosbesimi ka mbërritur në nivelin më kritik. Nga 90 për qind në kohën e Lu, në 32 për qind në kohën e Kim.
Institucionet e Reformës në Drejtësi nuk po funksionojnë dhe rolin e Gjykatës Kushtetutese e kanë marrë OPDAT & EURALIUS. Kjo është situatë tepër skandaloze për të cilën duhet të shqetësohet çdo shqiptar me ndërgjegje kushtetuese e institucionale.
Unë nuk marr përsipër e të guxoj të them, sa është besimi i shqiptarëve të SHBA. Por, ajo që duket qartë është, se disa subjekte, punojnë të ulet ky besim. Dhe kjo është kriminale, nëse ndodh, pasi SHBA, që me Presidentin Willson u bënë partnerët strategjikë, dhe Presidenti Klinton & Bush me bombardimet ndaj Sllobodan Kriminelit i dhanë lirinë politike shqiptarëve të Kosovës dhe krijuan shtetin e tyre të lirë, ndërsa në Shqipëri punuan për ndërtimin e shtetit të së drejtës.
A ecën në ketë rrugë Presidenti Trump? Ai qartësisht është rikthyer te politika “Amerika e amerikanëve”.
Presidenti Meta pati kurajo të deklaronte mbrëmë në “Opinion” ringjalljen e Lobit Serb në SHBA, dhe përpjekjet për destabilizimin e Shqipërisë e Kosovës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME